Landfill sanitar për rajonin e Korçë - Pogradec - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 02/10/2018

Landfill sanitar për rajonin e Korçë – Pogradec

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Damian Gjiknuri dhe Ambasadorja Gjermane në Tiranë, Znj. Susanne Schütz, përuruan më 29 shtator 2018 landfill-in sanitar në Maliq, në një ceremoni ku morën pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi si edhe përfaqësues të bashkive dhe KfW-së. Mbetjet e ngurta bashkiake të të gjithë rajonit me një popullsi prej 254,000 banorë, do të trajtohen në mënyrë të sigurtë në këtë landfill ndërkohë që rrjeti i stacioneve të transferimit u mundëson bashkive pjesëmarrëse të dërgojnë mbetjet e tyre në landfill-in e Maliqit me kosto transferimi të ulëta. Landfill-i është në pronësi dhe menaxhohet nga ‘Kompania për Administrimin e Mbetjeve të Qarkut Korçë (KRWM)’, një shoqëri aksionere në të cilën marrin pjesë 6 bashkitë e rajonit, përkatësisht ajo Devollit, Kolonjës, Korçës, Maliqit, Pustecit dhe Pogradecit.

“Ky projekt është një shembull tregues se si mund i bashkive dhe të forcohen bashkitë dhe të rritet efektiviteti i tyre për të përmbushur rolin e tyre për pastrimin e Shqipërisë. Po ashtu, projekti tregon për qasjen e bashkëpunimit gjerman për zhvillim për të planifikuar që në fazën fillestare forcimin e institucioneve të përfshira, duke i mbështetur ato edhe për operimin e mëvonshëm të veprave. Landfill-i do të kontribuojë për një menaxhim sa më të qendrueshëm dhe miqësor me mjedisin e mbetjeve dhe si rrjedhojë do të përmirësojë kushtet e jetesës të banorëve të këtij rajoni,’ nënvijëzoi Ambasadorja Schütz gjatë fjalës së saj.

Ndërtimi i këtij landill-i sanitar është bërë në përputhje me gjithë parametrat e bashkimit Evropjan, duke përfshirë izolimin me gjeomembranë dhe trajtimin e ujërave të ndotura. I gjithë investimi, sëbashku me masat shoqëruese të tij kap vlerën e 14 milionë eurove dhe është financuar nga qeveria gjermane përmes bankës gjermane për zhvillim KfW. Në fazën e ardhshme do të bëhet e mundur operimi i landfill-it si edhe zbatimi i planeve për menaxhimin e mbetjeve të bashkive pjesëmarrëse. Bashkitë do të asistohen për promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për tema si ndarja dhe reduktimi i mbetjeve ndër qytetarëve. Në kuadër të bashkëpunimit financiar Gjermani-Shqipëri, parashikohen investime të mëtejshme në lidhje me riciklimin, kompostimin dhe rehabilitimin e vendepozitimeve ekzistuese për t’u mbështetur nga Programi Sektoral për Mbetjet.

KfW është një bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfW është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjemane të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, mjedisore si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme.

Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shume totale prej mbi një miliard euro duke mbështetur Shqipërinë në sektorë kyç si energjia, infrastruktura bashkiake dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, bashkëpunimi gjerman, përmes KfW-së po mbështet ndërtimin e një landfill-i sanitar dhe ngritjen e sistemit të mbledhjes së mbetjeve për rajonin e Vlorës me shumë prej 20.8 milionë euro si edhe po zhvillon një ‘Masterplan’ investimesh për sektorin në nivel kombëtar.